Shqipëria

Manja prezanton drejtorin e ri të Shërbimit të Provës, “mandati jo për qëllime të errëta”


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, të mërkurën e 26 janarit, ka prezantuar drejtorin e ri të Shërbimit të Provës, Ervin Hoxha.

Në fjalën e rastit, Manja ka kërkuar zbatimin e ligjit nga e gjithë trupa e Shërbimit të Provës, duke ju rikujtuar se “nuk jeni të pavarur”.

“Nuk do të lejoj që specialistët e këtij shërbimi, ta përdorin mandatin e shtetit për qëllime të errëta kafeneve e restoranteve të Shqipërisë, duke thyer besimin e qytetarëve dhe të shtetit”, tha ai.

Ndërsa e ka cilësuar si hallkë të rëndësishëm këtë institucion, “që shërben në rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar nga gjykata”, Manja tha se “duhet t’u udhëheqë ligji”.

“Nuk jeni në një ishull me qeveri autonome”, është shprehur ai me tone të ashpra, “por jeni një shërbim që duhet t’ju udhëheq ligji dhe vetëm ligji!”

Ai ka bërë të qartë se mbikëqyrja e dënimeve alternative duhet “te jete në funksion të qëllimeve që ka dënimi penal sipas ligjit”.

Ndërsa e përmbyll takimin duke ju rikujtuar trupës së këtij Shërbimi se “kjo nuk duhet bërë sipas orekseve te individëve”, brenda Shërbimit të Provës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore