Futboll

Mandzukic: “Dua të jem si Ibra”


Sulmuesi kroat ka shpjeguar motivet që e kanë shtyrë të pranojë sfidën e re tek kuqezinjtë e Milan-it: “Ky është një klub historik dhe i kënaq ambiciet e mia. Jo vetëm unë , por e gjithë bota është e magjepsur pas Milan. E ndjek Zlatan-in që kur isha i ri. Do të bëjmë gjëra të mëdha bashkë”.

Aventura e Mario Mandzukic-it tek Milan zyrtarisht ka nisur. Që ditën e parë, pasi ka nënshkruar kontratën me Milan, kroati i ka shpjeguar kanaleve zyrtare të klubit motivet që e kanë shtyrë të pranojë këtë sfidë të re:

“Jam tek Milan sepse është një klub historik që i kënaq plotësisht ambiciet e mia” – e nis deklaratën ish juventini – “të gjithë e dimë ç’përfaqëson kjo shoqëri. Kam punuar shumë së fundmi për ta merituar thirrjen e këtij klubi të madh. Jam stërvitur shumë dhe jam gati të rinis. Milan s’duhet të shqetësohet: kush është pran meje e di sa jam impenjuar për t’u rikthyer në formë dhe për të luajtur me këtë klub të madh”.

Tek Milan Mandzukic do të luajë në sulm me Zlatan Ibrahimovic-in, me të cilin do të formojë një dyshe “që tremb””, siç është shprehur Ibra në Sky Sport.

“E kam ndjekur Ibrahimovic-in që kur isha i ri – tha Mandzukic – dhe jam i lumtur të luaj në ekip bashkë me të. Që të dy jemi të uritur për fitore. Ai është ende një “kafshë” dhe edhe unë do të kërkoj të jem i tillë”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore