Futboll

Manchester United ndahet nga Chevrolet dhe i hap rrugën TeamViewer-it


Manchester United dhe gjigandi i makinave amerikane Chevrolet, ndahen ndërsa Të Kuqte nënshkruajnë një kontratë të re pesë vjeçare me TeamViewer.

Që prej 2014-ës, Chevrolet ka qenë pjesë e dizajnit të fanellës së Man United por, do të zëvendësohet nga TeamViewer – kompani që siguron kontrollin e një kompjuteri apo tjetër pajisjeje elektronike nga distanca (remote control).

Menaxheri i Man United ka sqaruar më tej nëpërmjet një deklarate zyrtare:

“Jemi tmerrësisht shumë krenarë që po krijojmë partneritet me një ndër kompanitë e software-ve më dinamike dhe më në vëmendje në botë.

Aftësia për të bashkëpunuar dhe për t’u lidhur nuk ka pasur kurrë një rëndësi kaq të madhe për botën dhe komunitetin tonë prej 1.1 miliardë tifozësh dhe ndjekësish”.

Marrëveshja rreth 47 milionë pound, gjë që e bën Man United ekipin me sponsorin më të shtrenjtë në gjithë Britaninë.

Një kontraktim kaq madhor, mendohet se vetëm Barcelona e ka arritur me gjigandin japonez të elektronikës, Rakuten.

Shefi Ekzekutiv i TeamViewer, Oliver Steil, ka shkruar:

“Jemi shumë të lumtur për këtë partneritet, sepse me siguri që do ta përhapë edhe më shumë emrin dhe pozicionin në të cilin gjendet kompania jonë, si dhe do të na ndihmojë të tregtojmë drejt klientëve tanë, zgjidhje më të arsyeshme të portofolit tonë profesional.

Jemi tejet krenarë për faktin se Manchester United na zgjodhi ne si partnerë për udhëtimin e tyre të vazhdueshëm në teknologji”, përfundon Steil.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore