Sport

Manchester United, zëvendësuesi i Martial-it vjen nga Bundesliga


Anthony Martial nuk ka arritur pritshmeritë në “Old Trafford” dhe largimi i tij është çështje kohe.

Ai është një nga transferimet më të shtrenjta të historisë së Manchester United.

Në vitin 2015, United pagoi 60 milionë euro te Monaco për të marrë shërbimet e francezit. Në atë kohë, Martial-i shikohej si një nga talentet më të mirë në botë. Real Madrid-i, Barcelona dhe Juventus-i ishin gjithashtu pas sulmuesit.

Edhe pse ka pasur në dispozicion gjithë kohën e mundshme, Martial-i nuk i ka treguar vlerat e tij plotësisht. Ndaj tashmë klubi po mendon të afrojë një tjetër lojtar.

Moussa Diaby i Bayer Leverkusen-it shikohet si lojtari ideal për të zëvendësuar Martial-in.

Francezi 22-vjeçar ka kontratë me Leverkusen-in deri në vitin 2024. Vlera e tij është rreth 40-50 milionë euro. Për të interesohet edhe Liverpool-i.

Këtë sezon, Martial-i është aktivizuar në shtatë ndeshje me United dhe ka shënuar vetëm një gol. Diaby në 10 ndeshje me Leverkusen-in këtë sezon, ka shënuar katër gola dhe një asist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore