Sport

Manchester United synon transferimin e mesfushorit portugez


Manchester United është duke synuar ta transferojë mesfushorin e Fulham-it, Joao Palhinha-n.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Angli, “Djajtë e Kuq” do të tentojnë ta afrojnë 27-vjeçarin në skuadër gjatë verës së ardhshme.

Portugezi pëlqehet shumë nga trajneri i United-it, Erik ten Hag, andaj drejtuesit e klubit pritet të bëjnë ofertë drejt skuadrës londineze për t’ia plotësuar dëshirën trajnerit të tyre.

Mesfushori defensivë u transferua në verën e kaluar nga Sporting Lisbona për 20 milionë euro, i cili ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027 me skuadrën londineze.

Ai ka impresionuar me paraqitjet e tij duke shënuar katër gola në 28 ndeshje të luajtura në Premier Leauge dhe në FA Cup.

Përveç Manchester-it, interesim për 27-vjeçarin kanë shprehur edhe Liverpool-i, Neëcastle dhe Tottenham-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore