Sport

Manchester United ringjall interesimin për Declan Rice


Manchester United ka ringjallur interesin për mesfushorin e West Ham, Declan Rice, sipas gazetës The Sun.

22 vjeçari, Rice, konsiderohet si një nga mesfushorët defensivë më të mirë në Evropë, dhe Manchester United e kanë kërkuar atë gjatë gjithë verës.

West Ham kishin një fillim të mirë në Premier League këtë sezon, dhe tani po luftojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, West Ham kanë pasur vështirësi kohët e fundit, duke marrë tetë pikë nga 18, muajin e kaluar.

Skuadra londineze radhiten në pozitën e pestë në tabelën e Premier League.

Nëse kjo formë vazhdon, atëherë United nuk do të kenë shpresa të nënshkruajnë me Rice, ose të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Manchester City dhe Chelsea janë të dy admirues afatgjatë gjithashtu, të cilët do bëjnë një ofertë për Rice gjatë verës që po vjen.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore