Sport

Manchester United në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Ronaldo-s


Manchester United e ka ftohur interesin e tyre për anësorin Rafael Leao teksa po kërkon një sulmues të ri në vend të tij, sipas Florian Plettenberg.

Anësori është lidhur me një lëvizje në Old Trafford javët e fundit; megjithatë, tani besohet se Erik ten Hag e ka kthyer vëmendjen e tyre drejt rekrutimit të një sulmuesi tjetër në janar pas ndërprerjes së kontratës me Cristiano Ronaldo-n.

Aktualisht, United mund të thërrasë vetëm Marcus Rashford dhe Anthony Martial si dy sulmuesit e tyre kryesorë, duke treguar mungesën e thellësisë që Djajtë e Kuq kanë përpara.

Martial ka vuajtur me probleme lëndimesh dhe paraqitje të përgjithshme të paqëndrueshme në vitet e fundit, dhe ndërsa Rashford ka treguar se mund të jetë sulmuesi kryesorë, por nevojiten përforcime në vijimësi nëse gjigantët e Premier League duan të çimentojnë një vend në “Top 4”.

Me një fokus në rritje te sulmuesit, interesi për Leao duket se ka rënë, pasi United aktualisht mund të mburret me Jadon Sancho, Anthony Elanga, Antony dhe Alejandro Garnacho si opsionet e tyre të gjera.

Një sërë sulmuesish janë lidhur me një lëvizje te Manchester United që nga largimi i Ronaldo-s, me Memphis Depay që besohet të jetë një opsion që United po shqyrton aktualisht.

Depay u largua nga United në vitin 2017, pas dy vitesh me klubin, dhe që atëherë ai ka gjetur formë në Lyon dhe tani në Barcelonë.

Cody Gakpo është një tjetër emër i lidhur me një lëvizje, me sulmuesin e PSV-së që po shijon performanca mjaft të mira këtë sezon, i cili ka shënuar 13 herë deri më tani këtë sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore