Përballje

Manchester United merr fitore minimale ndaj West Ham-it


Manchester United është duke vazhduar me formë të mirë në Premier Leauge, teksa në ndeshjen e javës së 14-të në Premier Leauge, e kanë mposhtur West Ham United-in me rezultat minimal 1:0.

Sfida u zhbllokua në minutën e 38-të, kur Marcus Rashford shënoi pas asistimit të Christian Eriksen.

Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, sikurse edhe e dytë, e cila u karakterizua me një lojë të mbyllur nga dyja skuadrat.

Në fund, ekipi i Erik ten Hag del me pikë të plota nga kjo sfidë e vështirë.

Me këtë fitore, tani skuadra e “djajve të kuq” rrëmben pozitën e pestë në tabelë me 23 pikë, tetë më pak se lideri Arsenal.

Ndërkohë, West Ham-i gjendet në vendin e 13-të me 14 pikë të grumbulluara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore