Përballje

Manchester United kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup, mposht me rikthim Fulham-in


Manchester United është skuadra e fundit që është kualifikuar në gjysmëfinale të këtij edicioni në FA Cup.

“Djajtë e Kuq” e mposhtën skuadrën e Fulham-it me rezultat 2:1, ndeshje kjo që ishin duke e humbur.

Pjesa e parë kryesisht ishte e qetë me pak raste për gola nga dyja skuadrat.

Por, pesë minuta pasi filloi pjesa e dytë, mysafirët befasuan duke shënuar me anë të sulmuesit Aleksandar Mitrovic.

Megjithatë, sulmuesi serb doli të jetë figura tragjike për skuadrën londineze, së bashku me bashkëlojtarin e tij Willian.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 62-të pasi shkaktoi penallti dhe nga rishikimi i sistemit VAR, gjyqtari e ndëshkoi me të kuq.

E më pas, Mitrovic e ekzagjeroi me protesta ndaj gjyqtarit për kartonin e kuq të Willian, duke e shtyrë me krah, çka bëri që kryesori i ndeshjes t’ia tregojë edhe atij të kuqin.

Dy kartonë të kuq brenda dy minutave ia bënë fare të lehtë vendasve, të cilët fillimisht e përmbysën epërsinë në minutën e 75-të nga penalltia e konkretizuar nga Bruno Fernandes.

Pastaj dy minuta më vonë, Marcel Sabitzer shënoi për 2:1, pas asistimit të dhënë nga Luke Shaw.

Krejt në fund të ndeshjes, Fernandes e shënoi edhe golin e dytë, për ta vulosur rezultatin përfundimtar në 3:1.

Pra, skuadra e Erik ten Hag tani kualifikohet në gjysmëfinale dhe do të përballet me Brighton-in.

Ndërsa gjysmëfinalja tjetër është mes Manchester City-t dhe Sheffield United-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore