Sport

Manchester United interesohet për Sergio Ramos


Sergio Ramos është në vitin e fundit të kontratës me Real Madrid, dhe sipas raportimeve të fundit nga tabloidet spanjolle, negociatat nuk po shkojnë mirë dhe Sergio Ramos është me një këmbë jashtë Real Madrid.

Të interesuar për 35 vjeçarin spanjoll janë shumë klube, si PSG dhe Juventus, por së fundmi interes serioz ka shfaqur edhe gjiganti anglez Manchester United.

Sipas të përditshmes spanjolle, Deportes Cuatro, United është në kontakt të vazhdueshëm me Sergio Ramos dhe i kanë ofruar atij një projekt madhor.

Si partner i Ramos te djajtë e kuq do ishte francezi i Sevilla-s, Jules Kounde. Manchester United dëshiron të përforcoj repartin defanziv, ata besojnë se Ramos dhe Kounde janë lojtarët ideal për projektin e tyre.

Ramos ka filluar sezonin e tij të 16-të te Real Madrid-i, por si duket Aventura e tij po vjen në një fund të hidhur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore