Sport

Manchester United-i ofron Lingard-in për yllin e West Ham-it


Jesse Lingard-i, i cili po kalon një formë të mirë te West Ham-i dhe Manchester United-i, klubi që zotëron kartonin e tij, po shqyrton mundësinë për ta përdorur atë në shkëmbim me Declan Rice-n.

Rice është një objektiv në merkaon e Djajve të Kuq, sidomos tani që Paul Pogba është pranë largimit. Mesfushori anglez do të ishte një element i rëndësishëm për të përforcuar repartin e mesfushës.

Lingard-i u huazua në janar te West Ham-i dhe deri më tani është aktivizuar në 11 ndeshje, nga ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asiste.

Lojtari po kalon një formë të mirë, por rikthimi te United-i, pavarësisht formës që po kalon, nuk i siguron atij minutazhin e duhur, pasi në pozicionin e tij aktivizohet Bruno Fernandes-i. Përballë portugezit, Lingard-i e ka të humbur duelin.

Mundësitë e reduktuara për të qenë lojtar i rëndësishëm në formacionin e United-it, ka sjellë që këta të fundit të hedhin idenë e shkëmbimit Lingard – Rice dhe para në favor të West Ham-it.

28-vjeçari ka një vlerë rreth 15 milionë euro në merkato, ndërsa Rice kushton rreth 60 milionë euro. Per Rice-n është i interesuar edhe Chelsea, që kohë më parë e ka pasur në ekipet zinxhire lojtarin,.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore