Sport

Manchester United-i hyn në bisedime me Milenkoviç-in e Fiorentina-s


Ole Gunnar Solskjaer kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes së Manchester United-i me një lojtar të ri këtë verë. Sipas Calciomercato, Djajt e Kuq kanë kontaktuar agjentin e Nikola Milenkoviç-it, të Fiorentina-s.

United-i aktualisht renditet në vendin e dytë në tabelë, por janë ende 14 pikë larg Manchester City-t të vendit të parë.

Djajt e kuq akoma nuk kanë arritur qëndrueshmërinë, që nga koha e largimit të Sir Alex Ferguson-it në 2013.

Rezultatet e arritura këtë sezon nga United-i, me shumë mundësi do të shpërblehen me rinovim të kontratës së Solskjaer-it, pohojnë mediat britanike.

Klubi anglez ka qenë i lidhur me disa emra për të forcuar repartin e mbrojtjes si Raphael Varane-n, Jules Kounde-n, Sergio Ramos-in, Pau Torres-in dhe Ibrahima Konate-n.

Së fundmi duket se situata me Milenkoviç-in është bërë më e qartë dhe shihet si lojtari ideal për të qenë partneri i Harry Maguire-t.

United-i ka qenë në kontakt me agjentin e serbit, Fali Ramadanin. Shuma që vlerësohet shtatlarti serb është rreth 30 milionë euro. Një shumë e përballueshme nga gjigandët anglez.

Por, United-i do duhet të përballet me konkurencën e Tottenham-it dhe Liverpool-it, të cilët gjithashtu kërkojnë shërbimet e lojtarit. Për mbrojtësin ka interes edhe nga Inter-i dhe Juventus-i, ndaj gara për nënshkrimin e tij mbetet shumë e fortë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore