Përballje

Manchester United eliminon dramatikisht West Ham-in nga FA Cup, Sheffield mposht Tottenham-in


Katër ndeshjet e FA Cup ishin shumë interesante dhe dramatike.

Dueli mes Manchester United dhe West Ham përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Gjithçka ishte e dominuar plotësisht nga Manchester United, por ata e kishin të vështirë të gjenin golin deri në momentet e fundit të ndeshjes.

Goli i parë erdhi në minutën e 54-të, të cilin e shënoi Benrahma për t’i dhënë epërsinë West Ham-it.

Në minutën e 72-të, Casemiro barazoi rezultatin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Pas vetëm pesë minutave, Aguerd i West Ham, shënoi në portën e gabuar, për të barazuar rezultatin.

Pak para përfundimit, në minutën e 90-të, Garnacho shënoi për t’i fituar ndeshjen Manchester United-it.

Më mpas, United shënuan edhe një gol, ne anë të Fred, për të siguruar gjithçka.

Në anën tjetër, Tottenham u mposht nga Sheffield Utd me epërsi minimale.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Tottenham, por ata nuk arritën të gjejnë golin.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 79-të, me anë të Ndiaye, gol i cili eliminoi Spurs nga FA Cup.

Ndeshjet e tjera në FA Cup përfunduan kështu:

Southampton 1:2 Grimsby

Burnley 1:0 Fleetwood

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore