Sport

Manchester City – u “ringjall” në vitin 2008, tani po dominon Evropën


Manchester City është bërë një nga skuadrat më të “frikshme” në Evropë.

Në drejtimin e Pep Guardiola-s, blutë e qytetit të Mançesterit janë shëndrruar në një nga ekipet më të forta në Evropë.

Mbrëmjen e kaluar ata siguruan edhe finalen e Ligës së Kampionëve, duke e shkatërruar Real Madrid-in me rezultat 4:0, derisa ndeshja e parë në Madrid kishte përfunduar me shifrat 1:1.

Shumë kush që e pa lojën e mbrëmshme, është e vështirë të mendohet se City nuk do ta mposht Inter-in në finalen e Stambollit për t’u shpallur kampion i Evropës për herë të parë në historinë e tyre.

Manchester City vs Real Madrid

Ata arritën në finale edhe para dy sezoneve, por në atë kohë u mposhtën nga Chelsea me rezultat minimal 0:1.

Sa i përket këtij edicioni në Champions, City ishte një kundërshtar i pa përballueshëm.

Pas fazës së grupeve ata eliminuan Leipzig-un me rezultat të përgjithshëm 8:1, pastaj në çerekfinale e deklasuan Bayern Munich-un me rezultat të përgjithshëm 4:1.

Përveç Ligës së Kampionëve, skuadra e Guardiola-s ka mundësi ta fitojë “Tripletën”, pra Premier Leauge-n dhe FA Cup.

Manchester City vs Bayern Munich

Në Premier Leauge tashmë triumfi është thuajse i sigurt, ku atyre iu duhet vetëm edhe një pikë në tre ndeshje për ta siguruar. Ndërsa në finale të FA Cup do të përballen me Manchester United-in.

Sigurisht që titulli në elitën e futbollit anglez do të jetë i veçantë për të, pasi nuk u dorëzuan për asnjë moment përballë Arsenal-it.

Më shumë se 200 ditë Arsenali e mbajti pozitën e parë në tabelë, madje diferenca më e madhe me City-n ishte prej 10 pikësh, por pas xhiros së 30-të City u rikthye në krye të tabelës, duke shfrytëzuar disa gabime nga “Topçinjtë”.

Manchester City vs Arsenal

Ky do të jetë titulli i nëntë në historinë e tyre në Premier Leauge dhe shumicën e tyre i kanë fituar që nga marrja e pronësisë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Historia Manchester City-t në pika të shkurta:

Manchester City u themelua në vitin 1880 si St. Mark’s (West Gorton), pastaj Ardwick Association Football Club në 1887 dhe Manchester City në 1894.

Që nga themelimi, klubi ka fituar tetë tituj ligë, gjashtë Kupa FA, tetë Kupa të Ligës, gjashtë FA Community Shields dhe një Kupë Evropiane të Fituesve të Kupave .

Klubi u bashkua me Ligën e Futbollit në vitin 1892 dhe fitoi nderin e tyre të parë të madh, Kupën FA , në vitin 1904.

Pronari i Manchester City-t, Sheikh Mansour Bin Zayed Al Nahyan.

City e pati periudhën e parë të madhe të suksesit në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970, duke fituar titullin e ligës, FA Cup, Kupën e Ligës dhe Kupën e Fituesve të Kupave Evropiane nën menaxhimin e Joe Mercer dhe Malcolm Allison.

Pas humbjes në finalen e Kupës FA të vitit 1981, Manchester City kaloi një periudhë rënieje, duke përjetuar edhe rënien në kategorinë e tretë të futbollit anglez.

Ngjitja në Premier Leauge ishte në sezonin 2002/03, pastaj pesë vite më vonë ndryshoi gjithçka për ta kur klubin e mori zëvendës presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan përmes Abu Dhabi United Group në vitin 2008.

Pas këtij viti, erdhi momenti i lavdishëm për “ekipin inferior” të Mançesterit.

Titulli i Manchester City-t në Premier Leuage në sezonin 2011/12.

Tre vjet më vonë, City e fitoi Premier Leauge-n nën drejtimin e trajnerit italian, Roberto Mancini-in, sukses ky që i kishte munguar atyre që 44 vite.

Pastaj erdhën edhe pestë tituj tjerë (këtë vit do të jetë i gjashtë), ndërsa tre herë të tjera City ishte nënkampion në Premier Leauge.

Gjatë kësaj kohe ata fituan edhe dy herë FA Cup, gjashtë herë Kupën e Ligës dhe tre herë FA Community Shields.

Megjithatë, duhet theksuar se City u bë një skuadër e “frikshme” që kur Guardiola e mori drejtimin e skuadrës në vitin 2016.

Mbetet të shihet se a do të dominojë në vitet e ardhshme kjo skuadër në Evropë, pasi që trajneri spanjoll vërtetë e ka krijuar një skuadër që vështirë është të mposhtet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore