Sport

Manchester City transferon talentin e rritur në Barcelonë


Manchester City vazhdon të përforcohet në këtë afat kalimtar veror, teksa së fundmi kanë transferuar futbollistin e talentuar, Sergio Gomez.

Për këtë transferim, kampionët në fuqi të Anglisë shpenzuan 13 milionë euro në arkat e klubit belg, Anderlecht.

Sergio e filloi karrierën e tij tek të rinjtë e Barcelonës përpara se të largohej nga klubi katalanas për t’u bashkuar me skuadrën e Bundesligës, Borussia Dortmund në fillim të vitit 2018.

21-vjeçari pastaj kaloi dy sezone në huazim te Huesca, duke ndihmuar klubin të fitonte promovimin në La Liga në fund të sezonit 2019/20 përpara se të bashkohej me Anderlecht-in në verën e vitit 2021.

Kujtojmë që Gomez ishte pjesë e skuadrave zinxhir të Spanjës, ku deri më tani numëron edhe nëntë paraqitje me 21-vjeçarët, ku ka shënuar gjashtë gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore