Sport

Manchester City të interesuar për mesfushorin e Leeds


Foto: OLI SCARFF/AFP via Getty Images

Manchester City është gati të ofrojë 60 milionë funte në përpjekje për të transferuar mesfushorin qendror Kalvin Phillips, sipas gazetës britanike The Sun.

Marrëveshja e mesfushorit të Leeds United me agjentin e tij ekzistues përfundoi javën e kaluar dhe klubet më të mira evropiane, përfshirë Man City-n, presin të shohin se kush do të negociojë kontratën e tij të ardhshme.

26-vjeçari besohet se është gati të largohet nga Elland Road pavarësisht se Leeds është gati t’i ofrojë atij një kontratë të re.

Phillips ka kaluar 12 vjet në klubin e Yorkshire dhe ka bërë 234 paraqitje, por trajneri i City-t, Pep Guardiola e sheh Phillips si zëvendësuesin e përsosur për Fernandinho-n që do largohet nga klubi.

Guardiola e pëlqen Phillips për aftësinë e tij dinamike për të luajtur rolet e mesfushorit defensivë dhe ofensivë, dhe sepse ai llogaritet si një lojtar vendas për regjistrimin e skuadrës së City-t në Ligën e Kampionëve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore