Futboll

Manchester City sytë katër për Lukaku-n


Manchester City dëshiron Lukaku-n. Sulmuesi i Inter-it do të jetë në krye të listës së Guardiola-s për sezonin e ardhshëm. Ka folur për këtë ‘The Athletic’ , duke zbuluar se Aguero – kontrata e të cilit skadon në qershor – është i destinuar të largohet nga skuadra mbas plot dhjetë vjetësh. Forma e jashtëzakonshme e belgut (20 gola këtë sezon) i ka magjepsur drejtuesit e City.

Sfondi për rivalët e United nuk do të ishte problem, duke pasur parasysh që në 2009 Tevez bëri edhe “më keq”: një kalim i drejtpërdrejtë nga Old Trafford në Etihad. Alternativa për Big Rom (epiteti i Lukaku-t) mund të ishte  Danny Ings, sulmuesi 28-vjeçar i Southampton, që ka shënuar shtatë gola dhe tre asist në 17 ndeshje të Premier League të luajtur deri më tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore