Përballje

Manchester City mposht Chelsea-n me rezultat minimal


Pavarësisht se titullin kampion e zyrtarizuan një ditë më herët, Manchester City nuk ndalet së fituari.

Të besuarit e Pep Guardiola-s shënuan fitore minimale, me rezultat 1:0 ndaj Chelsea-t në ndeshjen e javës së parafundit në Premier Leauge.

Julian Alvarez mori një asist nga Palmer dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 12-të. Sulmuesi argjentinas shënoi sërish në pjesën e dytë, por VAR-i e anuloi për prekje me dorë të Riyad Mahrez.

Pavarësisht se u luajt një futboll i hapur, gola më nuk pati dhe Manchester City nisi festën në “Etihad Stadium”

Kampionët e Anglisë synojnë “tripletën”, derisa më 3 qershor do të zhvillohet finalja e FA Cup përballë Manchester United, ndërkohë që një javë më vonë është radha e finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore