Përballje

Manchester City kalon në epërsi ndaj Real Madrid-it


Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Real Madrid-it në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bernardo Silva e ka shënuar një gol të bukur në minutën e 23-të pas një aksioni të bukur të vendasve, derisa u asistua nga Kevin De Bruyne.

Ndërkaq, përveç epërsisë, City është duke e dominuar plotësisht Real-in, ku deri më tani ka pasur mundësi të shumta për të shënuar.

Kujtojmë që ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore