Sport

Manchester City futet në garë për mbrojtësin e Ateltico Madrid


Pasi humbën garën me Chelsea-n për shërbimet e Marc Cucurella, Manchester City është në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Ata shitën Oleksandr Zinchenko te Arsenal dhe tashmë në atë krah përshtaten Joao Cancelo dhe Nathan Ake. Por, Pep Guardiola kërkon një trashgimtar për vendin e ukrainasit.

Së fundmi, media britanike “The Telegraph” raporton se City po kërkon shërbimet e Renan Lodi-t nga Atletico Madrid. Braziliani ka qenë pjesë e pandarë e formacionit të Diego Simeone-s dhe Kombëtares së tij.

Guardiola e pëlqen 24-vjeçarin për shkak të cilësisë teknike dhe moshës së re. Ai ka shumë gjëra për të përmirësuar në aspektin individual, por premisat janë se mund të shëndrohet në një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

Simeone nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e brazilianit. Por, argjentinasi mund të ndryshojë mendim nëse vjen oferta e duhur, pasi rolin e Lodi-t mund ta mbulojë Reinildo Mandava dhe Yannick Ferreiro Carrasco.

City ka dhe disa emra të tjerë në listë për krahun e majtë: Raphael Guerreiro, Borna Sosa, Sergio Gomez dhe Kieran Tierney.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore