Sport

Manchester City, dëshira e re e Guardiola-s është Theo Hernandez


Theo Hernandez-i është një nga mbrojtësit e krahut të majtë më të mirë në botë. Së fundmi ai ishte njeriu që shënoi golin e përmbysjes së madhe të Francës ndaj Belgjikës në Nations League, nga 0-2 në 3-2.

Mbrojtësi i Milan-it që nga koha e largimit nga Real Madrid-i ka shkëlqyer në Serie A. Pas PSG-së, është radha e Manchester City-t të interesoshet për të.

Pep Guardiola synon të forcojë linjën e majtë të mbrojtjes me një lojtar që përshtatet shpejt me sistemin e lojës së tij, siç është Theo Hernandez-i.

City-t vuan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe shpeshherë i është dashur të improvizojë lojtarë. Joao Cancelo është përshtatur aktualisht në atë rol. Oleksandr Zinchenko ka kaluar në rolin e mesfushorit.

24-vjeçari francez, ka kontratë me Milan-in deri në vitin 2024 dhe kuqezinjtë nuk heqin dorë lehtësisht prej tij. Kartoni i Hernandez-it vlen midis 50-70 milionë eurove.

City do të tentojë të ofrojë në shkëmbim lojtar në mënyrë që të mos shpenzojë për afrimin e mbrojtësit. Raheem Sterling ose Riyad Mahrez pritet të jenë pjesë e propozimit të “qytetarëve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore