Shqipëria

Manastirliu: Spitali i Fierit, modeli i parë i autonomisë spitalore


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku dhe Ministren e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar punimet e Spitalit Rajonal Memorial, në Fier.

“Në Spitalin Rajonal të Fierit do të realizohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore”, ka deklaruar Manastirliu.

Ajo ka dekalruar se spitali do të përmbajë 29 shtreter të terapisë intensive dhe 150 dhoma. Pritet të jenë 380 mjekë, infermierë dhe punonjës të shërbimeve, të punësuar pranë këtij spitali. Gjithashtu, në fund të marsit pritet të bëhet dhe mobilimi spitalor.

Sipas Ballukut, aktualisht janë 400 punonjës turq dhe 250 shqiptarë të angazhuar në ndërtimin e këtij spitali. Në dy javët në vazhdim, numri i punonjësve pritet të shkojë në 800.

Mbi 50 mjekë dhe infermierë do të vijnë nga Turqia, për të bërë transferimin e dijeve dhe të aparaturave teknologjike. Menaxhimi turk do të bëjë përzgjedhjen për stafin mjekësor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore