Shqipëria

Manastirliu: Shëndetësia 2030, me autonomi spitalore


Ministrja e Shёndetёsisё, Ogerta Manastirliu, gjatё prezantimit tё programit tё qeverisё “Rama 3” tregoi se, ёshtё ndёrmarrё njё qasje pёr njё sistem shëndetësor me autonomi spitalore dhe më gjithёpёrfshirёs.

“Do të jetë një reformë kundër korrupsionit me autonomi spitalore, investim në urgjenca kombëtare, siguri barnash, monitorim dhe kontroll”, tha Manastirliu.

Manastirliu bëri me dije se, “pavarësisht se është njё sfidё e vёshtirё, do të ridimensionohet çdo qelizё e sistemit”.

Ministrja njoftoi se, programi pritet gjithashtu të rrisë imunitetin e sistemit shëndetësor në Shqipëri. Sipas saj, do tё jetё njё reformë kundër korrupsionit, investim në urgjenca kombëtare, siguri barnash, monitorim kontroll.

Manastirliu sqaroi se, kantieri i shëndetësisë do të zgjerohet me vepra të infrastrukturës në gjitha rajonet, duke premtuar se brenda vitit 2025 do të ketë katër pole spitalore.

“Duke investuar në infrastrukturë e teknologji, brenda vitit 2025 do të kemi katër pole spitalore që do të bëhen Qendra Reference Diagnostikuese dhe Trajtuese në katër rajonet”, tha Manastirliu.

Lidhur me angazhime të tjera në financimin për shëndetësinë, Manastirliu tha se deri në vitin 2030, programi synon ta çoj financimin publik 70% e shpenzimeve totale për shëndetësinë.

“Ёshtë një objektiv ambicioz, por ne jemi të qartë dhe të vendosur: asnjë familje shqiptare nuk duhet të bjerë në varfëri, për shkak të pagesës për kujdes shëndetësor”, u shpreh ministrja Manastriliu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore