Shqipëria

Manastirliu: Rriten rastet e infektimeve në moshat e reja


Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar të mërkurën nga mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, se është rritur numri i qytetarëve në moshë të re, të shtruar në spitalet Covid.

Gjithashtu, ministrja ka treguar dhe bashkëpunimin që ka Instituti shqiptar i Shëndetit Publik (ISHP) me ISHP-në në Turqi.

“ISHP dërgon në mënyrë periodike në laboratorin e referencës, mostrat për sa i përket Coronavirus-it dhe versionit tjetër që mund të ekzistojë në Shqipëri”, shprehen ekspertet.

Sipas tyre, 50 mostra që po dërgohen në Agjencinë e Shëndetit Publik në Londër, janë të dyshuara që mund të kenë mutacion.

“Të dy mutacionet mund të jenë prezentë, si ajo e Afrikës së Jugut apo ajo e Britanisë së Madhe”, shprehet ekspertja.

Manastirliu deklaroi se qeveria ka siguruar vaksina për 800 mijë shqiptarë nga Pfizer dhe COVAX.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore