Shqipëria

Manastirliu, procesi i vaksinimit: nga 12 prilli do të ulet fasha +60


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ,dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektuan procesin e vaksinimit në Vlorë.

Qendra e Përqendruar e Vaksinimit në Vlorë mbulon gjithë rajonin. Vetëm në Vlorë janë kryer mbi 21 mijë vaksinime. Ndërkohë ritmi i vaksinimit vazhdon me ritme të shpejta.

Kryeministri përshëndeti qytetarët që po vaksinoheshin duke bërë thirrje për kujdes.

Manastirliu deklaroi se deri më tani “janë mbi 250 mijë vaksinime të kryera”.

Nga 11 prilli do të shpërndahen 100 mijë vaksina Sinovac. Manastirliu bëri me dije se nga 12 prilli do të ulet fasha +60. Manastirliu deklaroi se mw 12 prill   do të vijnë 7020 doza Pfizer në Shqipëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore