Shqipëria

Manastirliu: Priten 20 mijë doza të Pfizer, brenda prillit


Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të mërkurën e 31 marsit, ka vëzhguar nga afër procesin e vaksinimit masiv në Sheshin Skënderbej.

Manastirliu ka zbuluar se brenda muajit prill do të vijnë dhe 20 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Presim nga kontrata me kompaninë Pfizer të kemi sërish përgjatë muajit prill rreth 20 mijë doza. Brenda javës së parë presim 7 mijë dozat e para, e më tej deri në datë 19 prill 20 mijë doza”, njoftoi minsitrja.

Gjatë monitorimit ajo ka biseduar me të moshuarit si dhe ka falënderuar dhe ekipin e vaksinatorëve për punën që po bëjnë në procesin e vaksinimit.

“Të gjithë ekipet tona të vaksinatorëve po bëjnë një punë shumë të mirë. Fakti që për tre ditë radhazi kemi kryer mbi 50 mijë vaksinime tregon që kapacitetet tona janë të mjaftueshme”, ka thënë Manastirliu

Gjithashtu ka njoftuar se do të “rrisim numrin e vaksinimeve nëpërmjet kapaciteteve të burimeve njerëzore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore