Shqipëria

Manastirliu nga Poliklinika e Vlorës: Instalohen në sistemin publik 4 aparatura DEXA


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar të shtunën e 29 janarit instalimin e katër aparaturave DEXA në Poliklinikën e Vlorës, ku deklaroi se do të vendosen për herë të parë edhe në Tiranë dhe Shkodër.

“Është një investim i ri, i cili tashmë ka ardhur në Vlorë por edhe në Shkodër dhe Tiranë dhe janë aparaturat e reja që ndihmojnë ekzaminimin e densimetrisë kockore, në funksion të ekzaminimeve që bëhen për kontrollin e osteoporozës, kështu që besoj që ishte e pritur nga të gjithë ju. Janë katër aparatura të reja në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër“, deklaroi ajo.

Nga ministrja nuk mungoi dhe një apel për vaksinimin me dozën e tretë.

“Viti i shkuar ka qenë i vështirë, edhe ky vit që ka hyrë me rritjen e rasteve me Omicron, me çfarë shihet ka një situatë e cila është e qëndrueshme, por falë vaksinimit ia kemi dalë. Doza e tretë dhe sidomos në personelin mjekësor ka siguruar një mbrojtje vërtetë efektive dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë detyrë të madhe që ne kemi ndaj gjithë popullatës, pra për të rritur mbulesën vaksinale”.

Dexa është aparat që përdoret per diagnostikimin e sëmundjes së osteoporozës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore