Shqipëria

Manastirliu ne”Opinion” flet për vaksinat dhe vaksinimin


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte e ftuar të enjten në emisionin Opinion, të TV Kla, të fliste për vaksinimin.

Ajo iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe analistëve rreth temave për vaskinën, kontratën me Pfizer dhe skemës për vaksinimin masiv.

Do ketë pasaportë vaksinimi për udhëtime?

Ogerta Manastirliu, tha se ata persona që do të vaksinohen kundër Covid-19, mund të marrin të dokument të lëshuar nga portali e-Albania.

Ky dokument mund të shërbejë si një “ pashaportë udhëtimi” jashtë vendit.

Ministrja, shtoi që nuk mund të falsifikohet, pasi çdo person i vaksinuar do të pajiset me një kod të skanuar nëpërmjet e-Albania-s.

Ministrja Manastirliu tregon planin e vaksinimit dhe nëse do merret vaksina ruse dhe kineze.

Ministrja e Shëndetësisë është përgjigjur në emision, pyetjes nëse Shqipëria do të marrë vaksinën ruse dhe kineze.

Ajo u shpreh këto vaksina do të merren nëse kalojnë filtrin nga  Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA) apo Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA).

Pyetjes nëse vaksina do të bëhet deri në qershor iu përgjigj se plani më ambicioz  dhe skenari i parë është që e gjithë popullata të vaksinohet brenda 14 muajve.  I dyti është që e gjithë popullsia mund të vaksinohet brenda 18 muajve. I treti parashikon vaksinimin brenda 24 muajve.

Kur do nis vaksinimi masiv në Shqipëri?

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ministrja ka thënë se dozat e para që do të vijnë në janar do të jenë 10 mijë dhe 30 mijë do të vijnë në Shkurt.

Ajo tha se priten dhe doza nga COVAX që janë deri në 1 milionë vaksina deri në fund të vitit.

“Këto vaksina do të fillojnë të vijnë në muajin shkurt dhe është bërë një grafik. Sigurimi i dozave të vaksinës fillon nga muaji shkurt dhe më pas do vijnë dozave të tjera”.

Covax është një program i krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfëra.

Më tej, Ogerta Manastirliu, tha se deri tani janë siguruar doza për të vaksinuar 800 mijë qytetarë.

Publikimi i kontratës sekrete

Kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer për vaksinat anti-covid është konsideruar sekret tregtar dhe si e tillë është miratuar në fshehtësi të plotë nga Parlamenti.

Një kopje e kësaj kontrate është publikuar nga gazetarja, Valmora Gogo. Në një lidhje direkte për emisionin Opinion, gazetarja Gogo, përballë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zbuluar dy detaje përse nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore në publikimin e kontratës sekrete.

Unë jam konsultuar me ekspertë të ligjeve. Ka një moment që është ruajtja e konfidencialit që është detyrim i palëve. Unë nuk jam palë. Së dyti, ekspertët që kanë përpiluar draftin e kontratës nuk kanë certifikatë sigurie. Kjo do të thotë që skualifikohet si sekret shtetëror”

Gazetarja ka zbuluar gjithashtu se çmimi i një doze vaksine të Pfizer, sipas kontratës që ka nënshkruar me qeverinë shqiptare, është 12 dollarë./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore