Shqipëria

Manastirliu: Mbërrijnë 40 mijë e 800 doza të AstraZeneca-s


Kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” 40 mijë e 800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të shtunën e 17 prillit, përmes një dalje publike në median sociale Facebook.

“Qeveria Shqiptare ka bërë të mundur të parapaguaje, 1 milion e 140 mijë doza vaksine”, deklaron ministrja.

Deri më tani, sipas Manastirliut, në vendin tonë kanë mbërritur “38 mijë e 400 doza vaksinash”, që janë administruar në tërësi.

Ndër të tjera ka shtuar se këto doza “do të shpërndahen menjëherë”, në të gjithë Shqipërinë, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës plus 60 vjeç, si dhe të gjithë ato grupe të rriskuara.

Gjithashtu njoftohet se në javën e ardhshme, duke filluar nga të dielën e 18 prillit, do të mbërrijnë edhe 50 mijë vaksina nga kompania AstraZeneca-ës.

“Ndërsa nga dita e hënë presim mbi 200 mijë vaksina dhe 8120 vaksina të kompanisë Pfizer”, deklaron ministrja.

Ministri i shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, përmbylli se “do të vazhdojmë me punonjësit e transporteve dhe me punonjësit e sektorëve më të rrezikuara”.

“Shumë shpejt fillojmë me fasonët dhe kjo është marrëveshja e vërtetë”, ka deklaruar Ahmetaj.

Deri më tani janë siguruar nga qeveria shqiptare, “mbi 400 mijë doza vaksine” dhe janë vaksinuar “mbi 300 mijë qytetarë”.

Shqipëria ka filluar fushatën e vaksinimit në shkurt të vitit 2021, me dozat e para të marra nga kompania Pfizer.

Procesi i vaksinimit ka filluar me stafet mjekësore, duke vijuar me grup-moshat plus 80 në shtëpitë e azileve. Më pas ka vijuar me mësuesit, policët, gazetarët dhe vaksinimin masiv.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore