Shqipëria

Manastirliu: Kalohen 300 mijë vaksinime, 40 mijë doza AstraZeneca vijnë të shtunën


Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë vizituar një qendër vaksinimi në Kamëz, nga ku kanë bërë me dije se do të kalohen 300 mijë vaksinime sot.

“Sot kalojmë mbi 300 mijë vaksinime të kryera dhe në fundjavë nisim vaksinimin e operatorëve turistikë”, shkruan Rama në Facebook.

Ministrja ka njoftuar gjithashtu se të shtunën, do të mbërrijnë në Shqipëri 40 mijë doza të tjera nga AstraZeneca.

Vaksinimi masiv në Shqipëri filloi më 28 mars, me ardhjen e 192 mijë dozave nga kinezët e Sinovac.

Katër janë vaksinat në përdorim në Shqipëri: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Situata epidemiologjike në vend ndërkaq është lehtësuar. Janë ulur rastet e reja me Covid-19 gjatë muajit të fundit. Vdekjet gjithashtu.

Kjo ka sjellë edhe një lehtësim të masave të marra nga Komiteti i Ekspertëve, me zgjatjen e fashës së lëvizjes deri në 22:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore