Shqipëria

Inaugurohet Spitali Rajonal Memorial i Fierit


Kyreministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, më 21 prill, nga qyteti i Fierit inauguruan “Spitalin Rajonal Memorial të Fierit”.

Rama ndërtimin e spitalit e quajti një arritje të madhe, e realizuar në kohë sipas fjalës së dhënë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“Kemi bërë shumë mirë që i kemi ndaluar bastet. Do të isha i humbur. Fjala e dhënë u mbajt plotësisht. Sukses mbi suksesin”.

Manastirliu përshëndeti marrëdhënien e ngushtë mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Për herë të parë do të kemi modelin e autonomisë spitalore, e cila do të eksportohet në të gjithë spitalet e vendit”, shprehet Manastirliu.

I pranishëm në inaugurim ishte dhe ministri i Shëndetësisë turke, Dr.Fahrettin Koca.

“56 doktorë e staf nga Turqia, ndërsa 331 personel nga Shqipëria. Në total, 387 punonjës në këtë spital. Pajisje të teknologjisë së lartë dhe do të mundësojë 130 shtretër”.

Koca i dorëzoi çelësin e spitalit Manastirliut.

Gjithashtu marrëdhënien e ngushtë e përshëndeti dhe presidenti turk nëpërmjet një lidhjeje direkte.

“Partneriteti ynë strategjik do të zhvillojë më tej marrëdhëniet tona të ngushta. Spital i miqësisë, tregues dhe shënje e re mes miqësisë së fortë midis dy vendeve tona”, u shpreh Erdogan-i.

Ndërtimi i spitalit u bë i mundur nga ndihma e qeverisë turke brenda tre muajve.

Rama, në fjalën e tij, shprehu se në marrëveshjet e nënshkruara në janar në Ankara, i janë hapur shumë dyer Shqipërisë.

“Në takimin historik në Ankara që nënshkruam shumë marrëveshje ka filluar puna për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore”.

“Investim që do të sjellë ekselencën e turizmit në Shqipëri. Destinacion për ta bërë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan”, thekson Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore