Shqipëria

Manastirliu feston Bajramin me gjyshërit e vetmuar


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ka kaluar drekën e festës së Fitër Bajramit me gjyshet dhe gjyshërit e vetmuar pranë Qendrës Multidisiplinare të Tiranës.

“Aty ku gjyshet dhe gjyshërit e vetmuar, gjejnë çdo ditë. Jo vetëm një vakt të ngrohtë, por edhe fjalën e mirë e ngrohtësinë. Si në një familje të madhe”, shkruan ministrja në një postim në Twitter.

Ministrja nuk është ndalur thjesht në kalimin e këtij vakti me gjyshërit, por gjithashtu ka shërbyer ushqim për ta.

Moshat e treta, mbi të gjitha ata të cilët jetojnë në qendra sociale dhe azile, kanë qenë në vëmendje të shtuar gjatë muajve pandemik në Shqipëri.

Përtej kujdesit të shtuar, ata u bënë të parët pjesë e procesit të vaksinimit në Shqipëri.

Në përmbyllje, Manastirliu ka përfituar nga rasti për të uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore