Shqipëria

Manastirliu: Dy qendrat e reja të vaksinimit do të hapen në Vlorë dhe Shkodër


Lidhur me rritjen e numrit të të prekurve të covid-19, Manastirliu deklaroi se kemi një rritje të qëndrueshme, pavarësisht rritjes së incidencës.

“Pavarësisht se incidenca tregon se ka rritje dy javët e fundit, situata e kontrolluar. Numrat në spitale të qëndrueshme, edhe pse të rritur në javën e fundit. Edhe numri i pacientëve në terapi intensive është i qëndrueshëm”, pohoi Manastirliu.

Janë vaksinuar rreth 650 mjekë infermierë. Nga nesër fillon doza e dytë për ta. Do të filljë zgjerimi dhe me personelin tjetër që do të vaksinohet. Manastirliu tha se do të rriten pikat e testimit. Aktualisht në Tiranë funksionojnë 10 pika vaksinimi. Po ashtu dhe ministrja tha se testet antigen  kanë krijuar lehtësi për shqipëtarët,  për shkak të realizimit të testeve afër vendbanimit.

“Lufta me virusin nuk ka përfunduar. Kapacitetet për sa i përket spitaleve janë ende te lira. Dhet të ruajmë kurbën. Vaksina është një armë kundër pandemisë.” tha Ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu deklaroi nuk janë identifikuar raste të reja të mutacionit të ardhur nga Mbretëria e Bashkuar(MB). Dy qendrat e reja të vaksinimit do të hapen në Vlorë dhe Shkodër. Me ardhjen e sasive të reja procesi i vaksinimit do të shtrihet në  të gjithë vendin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore