Shqipëria

Manastirliu: Kalohet targeti ditor, 11. 478 vaksinime brenda ditës


Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar të dielën, nga qendra e vaksinimit, se janë kryer 11 mijë e 478 vaksinime brenda ditës. Duke kaluar kështu tragetin e vendosur për procesin e vaksinimit masiv.

“Përgjatë ditës sotme, jo vetëm e kemi arritur tragetin që kemi vendosur, prej 10 mijë vaksinimesh në ditë, por madje e kemi superuar atë. Kemi arritur në 11,478 të vaksinuar përgjatë kësaj dite”, ka deklaruar ministrja.

Ndër të tjera, Manastirliu ka zbuluar dhe shifrën prej 78 mijë vaksinimesh që janë bërë deri më sot, në vendin tonë.

Gjithashtu, ministrja u ka bërë apel të gjithë të moshuarve +70 vjeç, që duan të dinë radhën e vaksinimit, t’i drejtohen mjekut të familjes.

Të dielën e 28 marsit, ka filluar vaksinimi masiv në të gjithë Shqipërinë.

Sipas ministres së Shëndetësisë, është njoftuar se “do të kryhen 10 mijë vaksinime brenda ditës”. Prag ky i vendosur nga vetë ministrja, një ditë më parë, nga Sheshi Skënderbej.

Ajo ka përmbyllur se procesi i vaksinimit është monitoruar nga mjeku i familjes, të cilët do të bëjnë dhe lajmërimin e qytetarëve që do të vaksinohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore