Futboll

Man United zbret nga top 3 ekipet më të vlefshme në botë


Manchester United ka rënë nga top 3 ekipet më të vlefshme në botë dhe këtë, e konfirmon Forbes.

Barcelona është në vend të parë, duke ia kaluar rivalëve të tyre madrilen të La Liga-s spanjolle. Sipas Forbes Barça vlerësohet me 4.76 miliardë dollarë.

United janë të katërtit në këtë renditje me vlerë 4.2 miliardë dollarë. Liderët e Bundesligës gjermane, Bayern Munich, i kanë zënë vendin Man United me 4.22 miliardë dollarë.

Liverpool, Man City, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham përfshihen në top 10-shen e llogarive të Forbes.

Everton, West Ham dhe Leicester, respektivisht janë vendi i 15, i 18 dhe i 19.

Forbes përmend se vlera mesatare e të gjitha klubeve në top 20, është rritur më 30% në dy vitet e fundit, edhe pse duhet të ishte ndryshe, duke marrë në konsideratë situatën e pandemisë Covid-19.

Mirëpo, edhe pse United ka rënë nga vendi i tretë, të ardhurat operacionale të saj mbeten më të lartat në top 20 ekipet gjatë periudhës 2019-2020 (167 milionë dollarë/166 milionë dollarë).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore