Shqipëria

Mallra kontrabandë: Arrestohen nëntë persona në Rinas, mes tyre katër doganierë


Katër doganierë dhe pesë tregtarë janë arrestuar më 20 janar në Rinas nga policia shqiptare. Ata janë akuzuar për kontrabandë mallrash.

Tregtarët janë kapur në flagrancë në rrugën Rinas-Kashar. Mësohet se kanë kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke mos deklaruar detyrimet doganore.

Seksioni për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadër te operacionit policor “Rinas Ekspres”, bënë të mundur arrestimim në flagrance të shtetasve: Baftjar Kazias, me detyrë shef sektori në Sektorin Operacional Terminal Rinas; Theodhor Naçi, me detyrë kontrollues në skaner pranë kontrollit fizik; Muhamet Liçaj, dhe Edlira Saliaj, me detyrën e vëzhguesve si doganierë të fizikut.

Në cilësinë e provave materiale, shtetasve të arrestuar u janë sekuestruar: Tre automjete që kanë shërbyer për transportin e mallrave kontrabandë, 90-të pallto të markave të ndryshme, 100 xhupa, 70-të triko, 60-të kostume sportive, 30-të palë këpucë, 50-të fustane, 20-të çanta, 50-të bluza dhe 15-të aparate celularësh.

Punonjësit e doganës janë akuzuar për veprat penale “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Dhënie në kundërshtim me ligjin e pensioneve ose të ardhurave të tjera nga sigurimet shoqërore” në Kodin Penal.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale: “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehje të të ardhurave”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore