Lajme

Mali i Zi: Një kafene i vesh kamarierët me uniforma me simbolin “Z”


Kamerierët e kafenesë “Russian Bar” në Podgoricë, kanë të stampuar në uniformat e tyre shenjën “Z”, e cila është shndërruar në simbolin global të pushtimit rus në Ukrainë.

Informacionet për aktivitetet e këtij objekti i ka nxjerrë në pah portali malazez “Pobjeda”.

Ambasada e Ukrainës në Mal të Zi dënoi sjelljen e menaxherëve të kafenesë dhe u dërgoi një notë autoriteteve përkatëse malazeze.

“Ne jemi të indinjuar nga fakti se në kryeqytetin e Malit të Zi, një nga objektet e hotelierisë mbështet në mënyrë kaq sfiduese dhe hapur krimet ruse kundër Ukrainës dhe popullit ukrainas”, thuhet në deklaratë.

Si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, shumica e vendeve të Bashkimit Evropian ndaluan përdorimin e simboleve “Z” dhe “V” duke u barazuar me svastikën naziste.

Në veçanti, në Republikën Çeke, simboli “Z” u barazua me simbolin nazist të përdorur nga pushtuesit rusë në luftën me Ukrainën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore