Bota

Mali i Zi kërkon ndihmë nga BE, për ta shlyer kredinë kineze


Mali i Zi i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) ndihmë financiare, për të shlyer borxhin kinez prej 1 miliard dollarësh. Ky borxh, që ka prekur rrezikuar ekonominë e rajonin e Ballkanit Perëndimor (BP), është marrë për një projektin e ndërtimit të autostradës.

Saga e projektit të rrugës së pa përfunduar, e cila po ndërtohet nga China Road and Bridge Corporation, është pjesë e “betejës” gjeopolitike, për ndikim në BP. Përgjigja e Brukselit ndaj kërkesës së Podgoricës do të ndihmojë në formësimin e marrëdhënieve të BE-së me rajonin.

Stefan Vladisavljev, analist i politikës së jashtme për Fondin e Beogradit për Përsosmëri Politike tha se, “kjo është hera e parë që Mali i Zi ose ndonjë vend tjetër nga Ballkani, bën këtë lloj kërkesë ndaj Brukselit, si luftë kundër ndikimit kinez” .

Mali i Zi, në vitin 2014, nënshkroi marrëveshjen me ExIm Bank të Kinës, për të financuar 85% të kostos së një rruge, që huaja shkonte deri në 1 miliard dollarë.

Sipas Spajic, seksioni i parë prej 41 kilometër, një e katërta e gjatësisë totale, kushtoi 20 milion € për kilometër, duke e bërë atë një nga autostradat më të shtrenjta për kilometër, në botë.

Qendrimi i BE-së ndaj kërkesës së Malit të Zi

Mali i Zi, i cili u bë një vend i pavarur kur u nda nga Serbia në 2006, u bashkua me NATO-n në 2017-n, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga Moska. Rusia ka qenë tradicionalisht një investitor i madh në Malin e Zi, i cili shpreson të marrë dritën jeshile për t’u bashkuar me BE-në deri në 2024.

Spajiç tha se, qeveria do të kërkonte ndihmë financiare nga një sërë organizatash perëndimore, duke përfshirë Komisionin Evropian (KE), Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

BE është treguar e gatshme për të kontribuar, por një zyrtar i komisionit tha se do të jetë e vështirë gjetja e instrumenteve të duhura financiare.

Ndikimi Kinez në Ballkan

Pekini ka bërë ndërhyrje të qëndrueshme në Ballkan përmes projekteve të infrastrukturës dhe energjisë, ku së fundmi, ka përdorur “diplomacinë e vaksinave” në prag të pandemisë Covid-19.

Kina i dhuroi Malit të Zi, 30 mijë doza të vaksinës Sinopharm dhe i shiti Serbisë miliona të tjera.

Kontrata për ndërtimin e autostradës u nënshkrua nga qeveria e mëparshme e Malit të Zi e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, e cila u rrëzua në gusht pas 30 vjetësh në pushtet.

Vendimi i tij është shqyrtuar me kujdes, pasi dy studime të veçanta të fizibilitetit, në 2006-n dhe 2012-n, arritën në përfundimin se autostrada ishte ekonomikisht e paqëndrueshme. Qeveria gjithashtu nënshkroi një kontratë me vlerë 54 milion € me një konsorcium malazez-kinez, për një termocentral, pak përpara se të dëbohej nga detyra.

Kina mban një të katërtën e borxhit të Malit të Zi dhe pavarësisht vonesave masive në ndërtimin e autostradës, ri-pagimi i parë pritet të bëhet në korrik. Nëse Mali i Zi nuk do të funksiononte, kushtet e kontratës i japin Kinës të drejtën për të hyrë në tokën e Malit të Zi si kolateral.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore