Përballje

“Mali” i Game of Thrones ndeshet me rivalin e tij, Eddie Hall


Nëse Hafthor Bjornsson nuk tingëllon asnjë këmbanë, me siguri “The Mountain” (Mali) ose thjesht Thor, patjetër që duhet të krijoj ndonjë lloj melodie.

Bjornsson është aktori me famë i një ndër serialeve më të suksesshme të të gjithë kohërave, “Game of Thrones”.

Hafthor Bjornsson në rolin e “Malit” në Game of Thrones

Islandezi ka shfaqur fizikun e tij të pabesueshëm ndërsa pret të duelojë rivalin e tij britanik, Eddie Hall.

Eddie Hall

Ndeshja e tyre e boksit do të zër vend në shtator të këtij viti dhe deri më tani, konsiderohet dhe emërtohet “ndeshja më e rëndë në historinë e boksit”.

Nuk është habi pasi të dy sfidantët kanë qenë pjesëmarrës në kampionatin prestigjioz “Burrat më të Fortë në Botë” – një miks sportesh e sprovash, të cilat testojnë limitet e fuqisë fizike të konkurrentëve.

Hafthor ose Thor për shkurt, ka shfaqur së fundi fizikun e tij të pabesueshëm në Instragram, ndërkohë që paralelisht tregon edhe një segment të seancës stërvitore përpara ndeshjes me Hall.

Hafthor Bjornsson

Të dy ata kanë qenë kampion të mëparshëm në Burrat më të Fortë të Botës dhe ndajnë rivalitet reciprok.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore