Sport

Maldini tremb Real-in: Leao kushton 150 milionë euro


Pasi nuk mundën të nënshkruanin me Kylian Mbappe-n, sytë e Real Madrid-it janë hedhur nga Rafael Leao i Milan-it. Anësori portugez shijoi një sezon të jashtëzakonshëm me kuqezinjtë, që u kurorzua me titullin në Serie A pas 11 vitesh.

Drejtori sportiv i Milan-it, Paulo Maldini, ka qenë i qartë përsa i përketë Leao-s. Ai largohet vetëm nëse paguhet klauzola e tij. Dhe është 150 milionë euro.

 (Photo by Pier Marco Tacca/AC Milan via Getty Images)

Legjenda e Milan-it ja bën të qartë çdo skuadre se Leao nuk është nënshkrim i lehtë.

“Ne e morëm atë nga pankina e Lille-s për 24 milionë euro dhe vendosëm një klauzolë prej 150 eurosh”, tha Maldini per “La Gazetta dello Sport”.

“Leao është një diamant, ai ka pasur përmirësime të mëdha nga viti në vit. Ne potencialisht besuam në të”.

“Është e qartë se nëse në të ardhmen Milan-i nuk është në nivelin e Leao-s ose Leao nuk është në nivelin e Milan-it, gjërat mund të ndryshojnë”, vijoi ish-kapiteni i Milan-it.

Photo by Xinhua 

Portugezi përfundoi me 14 gola dhe 12 asistime në 42 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Ai mori titullin e lojtarit të sezonit në Serie A.

Agjenti i lojtarit është Jorge Mendes, i afërt me klubin e Real Madrid-it. Por, klauzola mbetet problem.

Manchester United dhe PSG thuhet gjithashtu se janë të interesuara për nënshkrimin e 22-vjeçarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore