Sport

Maldini do të huazohet te Verona


Daniel Maldini nuk pritet të jetë pjesë e skuadrës së Milan-it në sezonin e ardhshëm.

I biri i legjendës së klubit kuqezi, Paolo Maldini-t pritet të huazohet te skuadra e Veronës, por edhe Spezia ka shfaqur interesim për të.

Mediat italiane shkruajnë se huazimi do të jetë i thjeshtë një-vjeçar, pa mundësi ose obligim blerje.

Pra, drejtori sportiv i kuqezinjve kërkon më shumë hapësira për djalin e tij, i cili nuk mundi ta bënte një vend titullar në formacionin e trajnerit Stefano Pioli.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të që të gjejë më shumë hapësira, për të marrë më shumë përvojë në futbollin italian.

Kujtojmë që mesfushori 20-vjeçar pati vetëm 15 paraqitje në total në Serie A, ku shënoi një gol. Ndërsa në Kupën e Italisë, Maldini luajti vetëm në dy ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore