Lajme

Malajzi, aty ku skllavëria nuk ka fund (VIDEO)


Në të gjithë botën, përshpejtimi për prodhimin e pajisjeve mbrojtëse ka qenë shumë i fortë. Dhe jo pa dhimbje. Sot dy të tretat e dorezave kirurgjikale, të përdorura gjithashtu nga kujdesi shëndetësor evropian në luftën kundër Covid-19, vijnë nga Malajzia.

Ky është prodhuesi kryesor në botë. Ku eksportet arritën 230 miliardë njësi në vitin 2020-të. Një rritje kjo me mbi 30% gjatë vitit.

Pothuajse 30 mijë njerëz punojnë në impiantet, ku temperatura arrin 60 gradë. Ata trajtohen me kimikate të rrezikshme, kryesisht emigrantë nga vendet më të varfëra, të tërhequr nga ekipe rekrutuesish me mirazhin e vendeve të paqena, të reduktuara në skllavëri.

Një hetim ndërkombëtar në fabrikat kineze të maskave ka konfirmuar përdorimin e skllevërve që i përkasin pakicës myslimane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore