Lajme

Mal i Zi/ Protesta të dhunshme kundër Mitropolisë serbe


Qindra qytetarë dhe forca policore janë përleshur në Podgoricë pas protestave të zhvilluara kundër inaugurimit të Mitropolisë serbe në kryeqytetin malazez.

Ceremonia pritet të mbahet të dielën, por ka nervozuar së tepërmi kundërshtarët e kishës ortodokse serbe në Mal të Zi.

Qindra protestues u përballën në Cetinje, duke kaluar edhe gardhet rrethuese që ishin vendosur pikërisht për t’i mbajtur ata larg. Sipas disa raportimeve nga mediat malazeze, edhe barrierat policore janë thyer me thjeshtësi nga protesutesit.

Rezultati i kësaj neglizhence, ka qenë degradimi i mëpasshëm në skena dhune të skajshme.

Thirrja kryesore, ka qenë ajo “Ky është Mali i Zi e jo Serbia”.

Më pas, protestuesit me flamuj malazezë në dorë, filluan të vendosnin kazanë mbeturinash në mes të rrugëve, për t’i bllokuar ato.

Rreth 30% e popullsisë së vogël malazeze e cilëson veten si serbe. Për këtë fakt, feja më influencuese aty është ajo ortodokse.

Por, kjo nuk është as protesta e parë që mbahet në Cetinje mbi këtë ngjarje. Gjatë muajit të shkuar, ka pasur sërish protesta për ta kryer ceremoninë diku gjetkë. Kisha gjithsesi, nuk e ka pranuar zhvendosjen e Mitropolisë.

Kërkesë për qetësim të gjakrave ka pasur edhe nga autoritetet malazeze. Mirëpo, duket se ky qetësim nuk ka ardhur, madje është shtuar.

Një rëndim i situatës midis komuniteteve në Mal të Zi, ka ardhur që pas ndërrimit të pushtetit, pas një hegjemonie të Milo Gjukanoviç në krye të vendit. Me ardhjen e Qeverisë së re, në të u përfshinë edhe segmentet pro serbe dhe pro ruse.

Për këtë shkak, kërkesat nga këto komunitete u shtuan, duke sjellë dhe kërkesën për Mitropolinë e re.

Masa shtesë janë marrë ndërkaq për ceremoninë hapëse të 5 shtatorit.

Vuçiç në Cetinë?

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për media më 24 gusht, ku është pyetur nga gazetarët nëse do të merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mitropolitit Janikus në Cetinë është përgjigjur se nëse e ftojnë ai shkon.

“Nëse më ftojnë në Cetinë, do ta konsideroj të shkoj”, është përgjigjur Aleksandër Vuçiç.

Të shtunën në qytetin e Cetinës u protestua nga një numër i madh qytetarësh të indinjuar kundër kurorëzimit të Metropolitit Janikus në Manastirin e Shën Pjetrit e cila pritet të ndodh më 5 shtator.

Protesta e ashpër e malaziasve është bërë për të kundërshtuar Janikus-in i cili, siç e kanë quajtur ata “nuk është i denjë për fronin e Shën Pjetrit të Cetinës” dhe se ai është “punonjës i Kishës Serbe”.

Pedja Vushuroviç, ish -president i të rinjve të Aleancës Liberale, tha për RTCG se nuk po mbahet thjesht një protestë në Cetinë, por një mbledhje paralajmërimesh dhe kërkesash “që të gjithë të vendosim gishtin në ballë, që e dimë se cilat janë faltoret më të mëdha në Mal të Zi “. Dhe ata, thotë ai, janë Mali i Zi i qytetarëve paqësor ku bashkëjetojnë të gjitha fetë dhe popujt.

Vuçiç ka pohuar se ende s’është ftuar nga Mitropoliti.

Mirëpo, përveç se të pranojë ftesë nga Mitropoliti, presidenti i Serbisë duhet të pranojë edhe ftesë zyrtare nga Millo Gjukanoviç, homologu i tij në detyrë, në mënyrë që të mos shkojë si qytetar i zakonshëm ose si besimtar.

Ndërkaq zëvendëskryeministri  i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i ka siguruar se shteti malazias do të garantojë sigurinë e ceremonisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore