Shqipëria

Makina u gjet e fundosur në rezervuarin e Çekrezës, polumbarët e Reneas nxjerrin dy trupa të pajetë


Policia e Tiranës mëngjesin e 17 qershorit ka bërë me dije se dy trupa të pajetë janë nxjerrë nga palombarët e Reneas në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”.

Konkretisht policia ka bërë të mundur identifikimin e trupave të pajetë. Ata janë shtetasi E. M., 22 vjeç, dhe shtetasja F. Gj., 20 vjeçe.

Më herët u njoftua se rreth orës 07:20, roja i sigurisë së rezervuarit në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, kishte konstatuar një automjet të fundosur brenda këtij rezervuari.

Ai kishte lajmëruar Policinë për verifikime të mëtejshme.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore