Shqipëria

Makina e shkërrmoqur tërësisht – Aksident i frikshëm në Levan-Vlorë, humb jetën 53-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksion rrugor Levan-Vlorë natën e 21 janarit, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një 53-vjeçar, banues në Shkodër.

D.SH., 53 vjeç, ka qenë nën drejtimin e një automjeti tip “Covert”, sipas njoftimit zyrtar të Policisë.

Ky mjet ka dalë nga rruga, duke bërë që vetura të shkërrmoqej tërësisht.

Në pamjen e parë të mjetit, duket edhe shkalla e rëndë në të cilën ai është deformuar.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po zbardh rrethanat e aksidentit fatal

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore