Boks

Mahmoud Charr vs Christoher Lovejoy/ kush janë?


Ata janë dy boksier të peshave të rënda, prej të cilëve ka fare pak dituri. Bëhet fjalë për Mahmoud Charr dhe Christopher Lovejoy dhe presin të boksojnë më 15 maj (e enjte).

Charr dhe Lovejoy janë dy prej konkurrentëve më misterioz të kategorisë së peshave të rënda.

Charr ka më shumë se katër vjet larg ringut katror të boksit, ndërsa Lovejoy ka një rekord që do bënte çdo boksier të mendohej mirë përpara se të miratonte nënshkrimin e kontratës kundër tij – 19 fitore dhe zero humbje, prej të cilave të 19 i ka me nokaut.

Problemi i vetëm është se Lovejoy është ndeshur vetëm në Meksikë dhe për të, ka fare pak filmime.

Siriani me nënshtetësi gjermane Charr, e ka shijuar suksesin më parë kur fitoi rripin “normal” te Shoqërisë Botërore të Boksit (ËBA). Titulli e njohu si “kampioni në pushim”, pasi Charr iu largua boksit.

Ishte Trevor Bryan ai që ia zuri vendin e kampionit, duke mundur Bermane Stiverne në janar.

Nëse Charr njihet për diçka, padyshim që duhet të jetë ndeshja me David Haye, e cila fakteqsisht, nuk u materializua kurrë. Për më tepër ai ka humbur me emra të mëdhenj si Vitali Klitschko dhe Alexander Povetkin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore