Jetesë & Stil

Magjia e takimit të parë


Ne të gjithë përpiqemi të jemi të paharrueshëm në sytë e të tjerëve. Por lënia e një përshtypje të qëndrueshme tek dikush që sapo e kemi takuar nuk është gjithmonë e lehtë. Por nuk është as e pamundur.

Siç rezulton, me fjalët dhe veprimet e duhura pothuajse çdokush mund të krijojë një prani të dëshirueshme.

Për t’ju ndihmuar të kuptoni se si ta bëni këtë, ne shqyrtuam përgjigjet e disa ekspertëve mbi: “Si mund të bëhem i paharrueshëm kur takoj dikë për herë të parë?”

Këtu ishin disa nga këshillat tona të preferuara për ta arritur këtë.

Mos hezitoni të flisni

Është e lehtë të qëndrosh atje dhe të lejosh që njerëzit e tjerë të vazhdojnë bisedën. Por ju kurrë nuk do të qëndroni në mendjen e dikujt nëse thjesht dëgjoni, shkruan Julian Reisinger, ekspert takimesh dhe themelues i Lovelifesolution.com.

Mos lejoni që frika e të dukurit jo mirë t’ju bëjë të mos flisni dhe të bëni pyetje, të tregoni historitë dhe të ndani mendimet tuaja.

Bëhuni i prerë, por dhe lë vend për hamendësime

Shumica e njerëzve shmangin të thonë ndonjë gjë të diskutueshme, veçanërisht kur takojnë dikë për herë të parë. Kjo sepse ata tentojnë të flasin vetëm për tema që ju pëlqejnë të gjithëve.

Por nëse vërtet dëshironi të jeni të paharrueshëm, mund të bëni dhe biseda ngacmuese por pa fyer askënd, natyrisht. “Njerëzit kujtojnë ekstreme, jo mediokritetin”, shkruan Reisinger.

Ai rekomandon të flisni dhe të shprehni mendimin tuaj në mënyrë të vendosur dhe të qartë. Kjo do t’ju bëjë më interesant dhe kështu më të paharrueshëm.

Bëhu pak i pazakontë

Shkelja e normës kulturore është një mënyrë e thjeshtë për ta bërë situatën më tërheqëse, shkruan Reisinger, por përpiquni të dilni në një mënyrë pozitive dhe me finesë.

Përdorni gjuhën e trupit

Rob Riker, themelues i blogut Social Winner, thotë se gjuha e trupit e një vetëbesim i lartë bën më shumë sesa të bën të dukesh mirë. Kjo të bën më të paharrueshëm!

Ai gjithashtu thotë që ju duhet të “zotëroni hapësirën përreth jush”. Kjo do të thotë të mos ulesh në buzë stolit në mënyrë që njerëzit e tjerë të kenë më shumë hapësirë ​​sesa ti ose të sillesh i turpëruar nëse krahu juaj prek krahun e dikujt tjetër.

Shkaktoni emocione

Kjo këshillë nga Reisinger buron nga citati i famshëm i autores dhe poetes Maya Angelou: “Unë kam mësuar që njerëzit do të harrojnë atë që ke thënë, njerëzit do të harrojnë atë që ke bërë, por njerëzit kurrë nuk do të harrojnë se si i ke bërë të ndihen”.

Në mënyrë që të lini një përshtypje të thellë tek dikush, duhet ta bëni atë të ndiejë diçka … mundësisht diçka të mirë.

Si e bën këtë në një bisedë të rastësishme? Reisinger sugjeron që të shfaqet dobësi, t’i bëjë ata të qeshin, të bëjnë një gabim dhe të kërkojnë falje për të, të ledhatosh egon e dikujt, të tregosh histori, të jesh i dobishëm ose të diskutosh një temë pikante të gjitha janë hile të duhura.

Bëhuni një dëgjues i angazhuar

Ne përmendëm më herët sesa duhet të flisni, dhe jo vetëm të rrini ulur dhe të dëgjoni gjatë gjithë kohës. Por kur jeni duke dëgjuar, jini të vëmendshëm dhe të angazhuar.

“Njerëzit më të njohur dhe të paharrueshëm në botë janë ata që na japin vëmendjen e tyre të pandarë dhe të plotë”, thotë gazetari Becky Blanton.

Kjo është më e vështirë se sa duket. Shumica e njerëzve vazhdimisht mendojnë se çfarë të thonë më tej dhe kërkojnë një pushim në bisedë për kohën kur mund të futen dhe ta thonë atë.

Ashtu si Reisinger, Blanton thotë se ne kujtojmë se si njerëzit na bëjnë të ndihemi dhe kur me të vërtetë dëgjoni dikë, do t’i bëni ata të ndjehen të rëndësishëm, dhe ata do ta kujtojnë këtë.

Ndaj, si përfundim, mos harroni “Nuk ka një moment të dytë, për të lënë një përshtypje të parë”!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore