Sport

Madrid-i i tëri flet për titullin


Fillon dhe mbaron sot java e 31-të në La Liga.

Për nderë të finales së kupës së mbretit, të cilën e fitoi Barcelona përballë Athletic Bilbao-s, nuk u zhvillua asnjë ndeshje e ligës.

Sot zhvillohen tetë sosh.

Në aksion normalisht vijnë edhe dy nga tre pretendentët për titull, Atletico dhe Real Madrid.

Skuadra e Simeone-s ka punë më të lehtë në letër.

Ata presin Eibar-in e vendit të fundit që po duket si skuadra më e rrezikuar për rënien nga liga në luftën e ashpër me gjashtë skuadrave.

Vendasit do të kërkojnë të kthehen te fitorja pas dy hapave fals në dy javët e fundit, ku edhe humbën epërsinë e madhe që kishin me ndjekësit.

Në anën tjetër, Real-i nuk lëviz jashtë Madrid-it, ku do të jenë mysafirë të Getafe-s në mini-derbin.

Skuadra e Zidane vjen në këtë ndeshje e përgjysmuar. Casemiro, Lucas, Nacho, Ramos, Varane, Carvajal, Mendy dhe Eden Hazard mungojnë për Los Blancos.

Madrilenët janë të pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit, ndërsa Getafe ka fituar vetëm një në 12 ndeshjet e fundit.

Edhe pse me shumë mungesa, skuadra e Zidane-s konsiderohet favorit.

Ndeshjet e ditës në Spanjë janë:

Osasuna-Elche, 14:00

Real Sociedad-Sevilla, 14:00

Alaves-Huesca, 16:15

Atletico-Eibar, 16:15

Betis-Valencia, 18:30

Cadiz-Celta Vigo, 18:30

Getafe-Real Madrid, 21:00

Levante-Villarreal, 21:00

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore