Lajme

Macron: Putin-i refuzon ta ndalë sulmin kundër Ukrainës


Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka treguar se gjatë një bisede me homologun rus Vladimir Putin, ky i fundit ka përsëritur refuzimin e ndalimit të sulmeve kundër Ukrainës.

“Kam folur me presidentin Putin këtë mëngjes. Ai refuzon të ndalojë sulmet e tij ndaj Ukrainës në këtë pikë”, ka shkruar Macron në Twitter.

Po ashtu ka vijuar se “është jetike të ruhet dialogu për të shmangur tragjedinë njerëzore”.

Macron ka siguruar gjithashtu se do të vazhdojë të komunikojë me Putin-in, duke shtuar se duhet shmangur më e keqja.

“Mbajtja e dialogut për të mbrojtur njerëzit, marrja e masave që do të shmangin tragjedinë njerëzore, duke i dhënë fund kësaj lufte: ky është qëllimi i angazhimit tim përkrah Presidentit Zelensky dhe komunitetit ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

“Jam dhe do të mbetem plotësisht i vendosur”, ka përmbyllur presidenti francez postimin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore