Boterori 2022

Macron: Mbappe është një lojtar i madh


Franca u mposht në finalen e Kupës së Botës nga Argjentina vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

E trishtë ishte disfata për francezët, derisa edhe më shumë për yllin e tyre, Kylian Mbappe-n, i cili shënoi tre gola në barazimin 3:3.

Pas ndeshjes, shkoi për ta ngushëlluar Mbappe-n vetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili e uroi shtetin e tij për paraqitjen në Botëror dhe tregoi fjalët që foli me Mbappe-n.

Macron: Mbappe është një lojtar i madh

“Ishim shumë larg Argjentinës në fundin e pjesës së parë dhe përmbysje të tilla janë shumë të vështira”, ka thënë i pari i shtetit francez.

“Megjithatë, ia dolëm deri diku, ajo që arriti Mbappe me shokët e skuadrës është diçka e jashtëzakonshme”, shtoi Macron.

“Mbappe është një lojtar i madh, i thashë se është vetëm 24-vjeç. U shpall golashënuesi më i mirë dhe mos të harrojmë se ai e ka një Botëror të fituar”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emmanuel Macron (@emmanuelmacron)

“Tani luajti një tjetër finale, isha i trishtuar aq sa edhe ai, por i theksova se i bëri të gjithë krenar. Në fund, humbëm një ndeshje futbolli, por i shkuam shumë pranë. Kështu funksionon futbolli”, u shpreh Macron.

Kujtojmë që Franca arriti t’i bënte dy rikthime në këtë ndeshje. Fillimisht barazuan në kohën e rregullut nga 2:0 në 2:2 pas minutës së 80-të, ku Mbappe shënoi dy gola brenda 97 sekondave.

Ndeshja shkoi në vazhdime dhe edhe aty Argjentina kaloi e para në epërsi, por francezët përsëri barazuan dy minuta nga fundi dhe në penallti ata humbën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore